Skip to content
Ministri Selimi ka pritur në takim Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly

Ministri Selimi ka pritur në takim Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly

Prishtinë, 14/12/2020

Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadorin Kolly për proceset e avancimit të kornizës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, nismat e ndërmarra për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas ministri Selimi, Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun dhe themelimi i Gjykatës Komerciale janë pjesë e kësaj reforme, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Ministri Selimi tha se Zvicra në mënyrë aktive ka mbështetur Kosovën në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë.

Ndërsa Ambasadori i  Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe për bashkëpunim bilateral në mes dy shteteve.

Skip to content