Skip to content
Ministri Selimi: Lëndët e pazgjidhura që kanë të bëjnë me privatizimin në Kosovë, të trajtohen me prioritet

Ministri Selimi: Lëndët e pazgjidhura që kanë të bëjnë me privatizimin në Kosovë, të trajtohen me prioritet

Prishtinë, 14/07/2020

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi dhe drejtori menaxhes i AKP-së, Tolaj, kanë diskutuar për domosdoshmërinë që të trajtohen me prioritet lëndët e pazgjidhur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit në Kosovë, dhe poashtu shqyrtuan modalitetet e dhënies së pronave shoqërore në shfrytëzim të Gjykatës në Mitrovicë dhe Prizren. 

Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të legjislacionit i cili do tu shërbente këtyre institucioneve në ngritjen e efikasitetit në punën e tyre me qëllim të fuqizimit dhe ofrimit të sigurisë juridike të të drejtave pronësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Nga ana tjetër, z. Tolaj ka falënderuar Ministrin Selimi për interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar duke e siguruar se AKP mbetet e përkushtuar të ofroj zgjidhje brenda kompetencave të saj në të gjitha çështjet që lidhen me interesin publik. 

Skip to content