Skip to content
Ministri Selimi mirëpret Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën: Mbesim të përkushtuar për finalizimin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Ministri Selimi mirëpret Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën: Mbesim të përkushtuar për finalizimin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 06/10/2020

Deklaratë e plotë e ministrit Selimit:

Jam i lumtur që sot Komisioni Evropian në Raportin e vitit 2020 për Kosovën, ka vlerësuar punën disa vjeçare dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Rishikimi Funksional, sipas Komisionit, ofron një bazë të sigurt për reformë dhe modernizim të aspekteve të ndryshme të gjyqësorit.

Unë si Ministër së bashku me stafin e Ministrisë së Drejtësisë, e ndajmë këtë mendim dhe mbesim të përkushtuar për finalizimin e këtij procesi dhe miratimin e strategjisë gjithëpërfshirëse sektoriale, që ka për synim fuqizimin e pavarësisë, pa-anësisë, integritetit, llogaridhënies dhe kapaciteteve të përgjithshme të gjykatave dhe prokurorive, siç sugjerohet nga Komisioni.

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/kosovo_report_2020.pdf

Skip to content