Skip to content
Ministri Selimi: Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan

Ministri Selimi: Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan

Prishtinë, 02/09/2020

Në takim me z. Swartz, ministri Selimi ka folur për progresin që është arritur në drejtësi, si dhe reformat e ndërmarra në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Për këtë, si shumë të rëndësishme e ka cilësuar mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, duke sjellë përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë.

Ministri Selimi ka vlerësuar asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht mbështetjen e pakursyer për reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Selimi ka veçuar përkrahjen e USAID, programeve OPDAT dhe ICITAP me të cilat Ministria e Drejtësisë ka realizuar plane konkrete të veprimit nga fusha e drejtësisë, duke shtuar se i gjithë investimi amerikan në këtë proces, ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Nga ana tjetër z. Swartz ka vlerësuar marrëdhënien e shkëlqyeshme që SHBA ka me Kosovën dhe ka theksuar se çdo projekt i cili kontribuon në fuqizimin e sundimit të ligjit do të ketë përkrahjen nga shteti i tij.

Duke e falënderuar për këtë takim, ministri Selimi tha se Republika e Kosovës, miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj.

Foto Galeria

Skip to content