Skip to content
Ministri Selimi takohet me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi

Ministri Selimi takohet me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi

Prishtinë, 12/06/2020

Ministri Selimi është njoftuar për së afërmi me sfidat, punët dhe proceset nëpër të cilat kalon Gjykata Themelore në Prishtinë, veçanërisht në çështjet buxhetore dhe mungesën e stafit mbështetës.

I pari i Ministrisë së Drejtësisë, u premtoi se do të jetë zë dhe avokat i gjyqësorit në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, për plotësimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre.

Ministri Selimi tha se është e rëndësishme që të ketë pavarësi, efikasitet dhe kualitet të punës së gjyqësisë.

“ Jam i vetëdijshëm për sfidat në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila është më e ngarkuara, për shkak të zonës së madhe që mbulon dhe rasteve më komplekse. Por, e di edhe që është bërë punë e jashtëzakonshme në zvogëlimin e rasteve të grumbulluara. Është e rëndësishme që të ketë pavarësi, efikasitet dhe kualitet të punës së gjyqësisë", ka deklaruar Ministri Selimi.

Ndërsa kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, falënderoi ministrin Selimi për vizitën, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim në përmirësimin e kushteve esenciale për gjyqtarët e kësaj gjykate.

Foto Galeria

Skip to content