Skip to content
Ministri Selimi takoi kryetarin e Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit

Ministri Selimi takoi kryetarin e Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 10/06/2020

Gjatë këtyre takimeve, Ministri Selimi theksoi se do të ofrojë përkrahje të pa rezervë në kuadër të mandatit që ka, dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatave në Kosovë.

“Angazhimi im si ministër, do të mbështetet në fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave, pos për pavarësinë e tyre edhe në sigurimin e profesionalizmit të lartë, por edhe integritetit dhe sigurisë së tyre”, ka thënë Ministri Selimi.

Ndërsa, kryesuesit e dy gjykatave, falënderuan Ministrin Selimi dhe e uruan për detyrën e re, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes institucioneve është më rëndësi për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Foto Galeria

Skip to content