
Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi e ka njoftuar drejtoreshën Magno që në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, Ministria e Drejtësisë përmes politikave publike po synon konsolidimin e drejtësisë komerciale e cila sipas tij do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja sepse do të siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi.
Ministri Selimi dhe drejtoresha znj. Magno kanë diskutuar edhe për bashkëpunime në projekte tjera që kanë të bëjë me sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërsa drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, konfirmoi se ky mision do vazhdoj të mbetet partner kryesor i Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë.