Skip to content
Ministri Selimi takon Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, diskutojnë për Rishikimin Funksional

Ministri Selimi takon Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, diskutojnë për Rishikimin Funksional

Prishtinë, 10/12/2020

Ministri Selimi gjatë bashkëbisedimit me Kryesuesin Çoçaj, ka theksuar se roli i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është i rëndësisë së veçantë, pasiqë përmes procesit të Rishikimit Funksional do të adresohen edhe sfidat e sistemit gjyqësor. Ministri Selimi, ka thënë se koordinimi institucional bënë politikat e Rishikimit të implementueshme dhe nuk lejon ndërmarrjen e politikave të njëanshme.

Selimi po ashtu ka falënderuar Kryesuesin Çoçaj, për bashkëpunimin e deritanishëm duke shtuar se KGJK mbetet hallkë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe e zbatimit të reformave të ndërmarra me qëllim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga ana tjetër, Kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar Ministrin Selimi për bashkëpunimin e ofruar dhe ka konsideruar që Rishikimi Funksional është një prej proceseve me peshë të madhe, i cili mund të zgjidhë shumë probleme që hasen në sistem.

Foto Galeria

Skip to content