Skip to content
Ministri Selimi viziton familjen e dëshmorëve Mëziu: Zemra e Nënë Nailes është dhimbja e së kaluarës sonë dhe qëndrueshmëria e  saj është shtylla e së ardhmes sonë

Ministri Selimi viziton familjen e dëshmorëve Mëziu: Zemra e Nënë Nailes është dhimbja e së kaluarës sonë dhe qëndrueshmëria e saj është shtylla e së ardhmes sonë

Prishtinë, 31/12/2020

Ministri Selimi duke shprehur nderime për familjen Mëziu ka thënë se qëndrueshmëria e Naile Mëziut është shtylla e së ardhmes.

"Sot vizitova familjen Mëziu ku bashkëbisedova me Nënën Naile, të cilës dy djemtë i vdiqën për atdheun.  Ajo ende po kërkon burrin e saj dhe djalin e tretë që janë të zhdukur që nga lufta. Zemra e Nënë Nailes është dhimbja e së kaluarës sonë dhe qëndrueshmëria e saj është shtylla e së ardhmes sonë", tha ministri Selimi.​

Ministri Selimi tha se Kosova asnjëherë nuk do t'i harroj dëshmorët e martirët që dhanë jetën për këtë vend.

" Secilën ditë kujtojmë me nderim të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës dhe jetojmë me zotimin se asnjëherë nuk do të ndalim përpjekjet për ta ndriçuar fatin edhe të njeriut të fundit të Kosovës të zhdukur gjatë luftës. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë!", tha ministri Selimi.

Foto Galeria

Skip to content