Skip to content
Ministri Tahiri: Do ta rrisim buxhetin për KGJK-në

Ministri Tahiri: Do ta rrisim buxhetin për KGJK-në

Prishtinë, 20/09/2017

Ministri Tahiri theksoi se do të angazhohet për të rritur koordinimin institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës, në mënyrë që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohet KGJK-ja të gjejnë adresë dhe zgjidhje institucionale. Ai tha se “do të përpiqet maksimalisht për rritjen e buxhetit për KGJK-në si nevojë e domosdoshme për sistemin gjyqësor. Rritja e buxhetit për sistemin gjyqësor të Kosovës në realitet nuk është shpenzim i buxhetit por investim për fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

Pas takimit, palët mbajtën një konferencë për shtyp, në të cilën Ministri Tahiri bëri me dije se Ministria e Drejtësisë është në përfundim të tri projektligjeve që do ta fuqizojnë edhe më tej punën e organeve të pavarura gjyqësore, për sundimit efektiv dhe efikas të ligjit. Ministri Tahiri dhe z. Idrizi bënë të njohur edhe hapat konkret të ndërmarrë për shtrirjen e sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Foto Galeria

Skip to content