Skip to content
Ministri Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset

Ministri Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset

Prishtinë, 26/10/2018

Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me reformat  e ndërmarra në sektorin e drejtësisë, përkatësisht agjendën legjislative, procesin e  Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe agjendën e përbashkët  me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, “Drejtësia 2020”.

Ministri Tahiri shpalosi hapat që janë ndërmarrë në rrafshin legjislativ që garantojnë një transparencë dhe efikasitet më të madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, si dhe planin për reduktimin e lëndëve të pazgjidhura dhe çështjeve të tjera që janë përsëritur me vite.

Ministri Tahiri njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për politikat që ndërlidhen me fuqizimin dhe modernizimin e profesioneve të lira, si mekanizma të rëndësishëm për qasje të shpejtë në drejtësi, veçanërisht në drejtësinë që ndërlidhet me sektorin e biznesit.

Në këtë kontekst, ministri Tahiri theksoi angazhimin që ka që sektori i sundimit të ligjit të mos jetë barrë për bizneset dhe për ekonominë e vendit, por të ndihmoj në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve edhe përmes ndërmjetësuesve dhe profesioneve tjera ligjore.

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën, z. Ruud Vermeulen, shprehu konsideratë për reformat e ndërmarra dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tej me këto reforma,  duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së, me theks të veçantë në krimin e një klime të përshtatshme për të bërit biznes në Republikën e Kosovës, ku një parakusht i rëndësishëm për këtë është edhe sistemi efikas dhe i përgjegjshëm i drejtësisë.

Skip to content