
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri Tahiri ka bërë të ditur se në takim, Bordi ka konstatuar se masat e parapara janë duke u realizuar me përkushtim dhe efikasitet të plotë.
“Janë duke u zbatuar masat që dalin nga Ligjet e Pakos së Gjyqësorit, në mesin e të cilave do veçojmë përgatitjet për themelimin e Këshillave për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si mekanizma që do iu mundësojnë qytetarëve të adresojnë secilën shkelje të pretenduar nga gjyqtarët dhe prokurorët. Me këtë politikë të re që është duke zënë vend, Zyra e Prokurorit Disiplinor do përfundojë mandatin e saj dhe do t’i lë hapësirë për trajtim më efikas, më llogaridhënës dhe më transparent çështjeve që lidhen me përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ka thënë ministri Tahiri.
Gjithashtu, ministri Tahiri ka përmendur progresin e arritur në themelimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, që do të ketë për subjekt trajtimi ekskluzivisht lëndët e Prokurorisë Speciale. Sipas ministrit, kjo do të rris efikasitetin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke folur për obligimet e Ministrisë së Drejtësisë, ministri Tahiri ka bërë të ditur punën e bërë në zbatimin e ligjeve të Noterisë dhe Ndërmjetësimit.
“Tashmë i kemi hartuar udhëzimet administrative që janë obligim i yni për zbatimin e këtyre dy ligjeve dhe shumë shpejt do rekrutojmë noterë të ri dhe do ta mundësojmë formulën ‘1 Noter në 10 mijë banorë’ për t’iu mundësuar qytetarëve qasje më të shpejtë, efikase dhe më të afërt në shërbimet noteriale. Po ashtu, i njoftova anëtarët e Bordit për zbatimin e masave që ndërlidhen me Ndërmjetësimin, ku kemi hartuar aktet nënligjore që ndërmjetësimin e sjellin në një format të ri, si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe si një instrument jashtëzakonisht i vlefshëm për qasjen më të shpejtë në zgjidhjen e kontesteve në mes palëve” ka theksuar ministri Tahiri.
Në tre muajt e radhës, Bordi janë dakorduar për të punuar në standardizimin e procedurave për licencimin e ekspertëve gjyqësor, si dhe nisjen e trajnime e për organet e pavarura të zbatimit të ligjit për të implementuar Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me Vepër Penale.
“Drejtësia 2020 është duke funksionuar me efikasitet të lartë dhe efektet e këtyre masave do arrijnë shumë shpejt që të ndryshojnë përvojën e qytetarëve tanë me sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës” ka thënë ministri Tahiri.