Skip to content
Ministri Tahiri: Gjyqësori efikas, mundësia e vetme për tërheqje të investimeve dhe zhvillim të ndërmarrësisë

Ministri Tahiri: Gjyqësori efikas, mundësia e vetme për tërheqje të investimeve dhe zhvillim të ndërmarrësisë

Prishtinë, 13/12/2018

Ministri Tahiri ka potencuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të gjykatave në trajtimin e lëndëve të fushës tregtare, meqenëse aktualisht kjo është barrë e vetëm një Departamenti në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës. 

"Kemi ende sfida në plotësimin  e kapaciteteve të kësaj natyre, dhe nuk do të rrimë indiferent përballë këtij fakti. Nuk mund të lejojmë që bizneset vendore dhe ato të huaja të luhatin besimin në institucionet e drejtësisë. Jemi duke kërkuar alternative dhe kësaj i kontribuon edhe përvoja dhe dija juaj” ka thënë ministri Tahiri. 

Ministri Tahiri ka përmendur si mangësi edhe mungesën e profilizimit të gjyqtarëve, duke bërë të ditur se për këtë gjë, ka biseduar edhe me Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, me të cilët janë pajtuar për trajnime dhe profilizime të mëtejmë të gjyqtarëve në trajtimin e çështjeve komerciale.  

Përveç forcimit të profesioneve të lira ligjore, që lehtësojnë qasjen në drejtësi, ministri Tahiri ka potencuar se efikasiteti i gjyqësorit do të mundësoj tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ndërmarrësisë. 

Foto Galeria

Skip to content