Skip to content
Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 18/11/2019

Gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri Tahiri do të prezantoj përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Ministri Tahiri , do vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështjet penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial  në Kosovë.

Reformat në fushën e drejtësisë të Republikës së Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Skip to content