Skip to content
Ministri Tahiri merr pjesë në “Javën e Drejtësisë dhe Zhvillimit” të Bankës Botërore

Ministri Tahiri merr pjesë në “Javën e Drejtësisë dhe Zhvillimit” të Bankës Botërore

Prishtinë, 06/11/2018

Sesioni vjetor i Javës për Drejtësi dhe Zhvillim, ka mbledhur përfaqësues, ministra dhe udhëheqës të sektorit të drejtësisë nga një numër i madh shtetesh me qëllim të fuqizimit të përpjekjeve ndërkombëtare në avancimin e të drejtave të njeriut dhe ndërlidhjen e të drejtave me nocionin e zhvillimit socio-ekonomik. 

Gjatë këtij sesioni, Ministri Tahiri ka shpalosur përvojën e qytetarëve të Kosovës në rimëkëmbjen sociale, ekonomike dhe infrastrukturore pas luftës, si dhe ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës në trajtimin e çështjeve që janë interes kolektiv global dhe njerëzor, siç është në mes tjerash edhe zhvillimi socio-ekonomik dhe socio-kulturor i personave të shpërngulur në mënyrë të detyrueshme.

Po ashtu, Ministri Tahiri ka prezantuar sfidat dhe reformat në sistemin e drejtësisë si dhe identifikimin e masave të nevojshme për të përmirësuar fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zgjerimin e komunikimit ndërshtetëror në funksion të integrimit të zhvillimit socio-ekonomik si pjesë e të drejtës themelore të shoqërisë.

Foto Galeria

Skip to content