Skip to content
Ministri Tahiri pjesë e forumit BE-Ballkani Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme

Ministri Tahiri pjesë e forumit BE-Ballkani Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme

Prishtinë, 26/10/2017

Gjatë këtij forumi, Ministri Tahiri ka prezantuar reformat në sektorin e drejtësisë, me theks të veçantë ato që adresojnë çështjet e përgjegjësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë. 

“Pavarësia e gjyqësorit dhe paralelisht me të edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia, janë dy parime kryesore që udhëheqin qeverisjen demokratike dhe funksionimin e mirëfilltë të këtij sektori. Ne jemi duke punuar në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe duke mbështetur plotësimin e kushteve teknike dhe financiare për qëndrueshmërinë e tij, por paralelisht me këtë, jemi duke avancuar politikat tona që adresojnë çështjen e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve” tha Ministri Tahiri gjatë fjalimit të tij.

Në sesionin e dytë, u diskutua për fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile, me ҫ’rast Ministri Tahiri shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, përmes arritjes së marrëveshjeve bilaterale që rregullojnë këto fusha.

Foto Galeria

Skip to content