Skip to content
Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e Italisë, z. Sardi

Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e Italisë, z. Sardi

Prishtinë, 19/10/2017

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë, në të njëjtën kohë u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tutje veçmas në fusha të veçanta siç është ajo e drejtësisë.  

Ambasadori Sardi falënderoi Ministrin Tahiri për përkushtimin e tij dhe vlerësoi lart progresin e arritur në vend, sidomos hapat  e ndërmarr për të fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë. 

Ambasadori Sardi,  duke vlerësuar lart prioritetet e Ministrit Tahiri, shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
 

Foto Galeria

Skip to content