
Ministri Tahiri tha se gjatë mandatit tim jam duke punuar me projektligjet të cilat do të procedohen shumë shpejt në Kuvendin e Republikës se Kosovës, e që kanë për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me fokus të veçantë jenë plotësim- ndryshimet që kanë të bëjnë me Kodin Penal dhe me Kodin e Procedurës Penale, si dhe me pjesën e legjislacionit që ndërlidhet me konfiskimin e pasurisë.
“Unë jam shumë i bindur që këto plotësim ndryshime do t`i ndihmojnë dhe do ta lehtësojnë punën e Prokurorisë, e po ashtu edhe të policisë, që puna e tyre të jetë sa më efikase dhe në kohë të jepen sa më shpejt rezultate konkrete”, tha Tahiri.
Gjatë këtij takimi, po ashtu e ka njoftuar Kryeprokurorin Lumezi edhe me agjendën që ndërlidhet me reformën e agjendës evropiane. “Po ashtu janë, një projektligj dhe një koncept dokument shumë i rëndësishëm që ndërlidhet me punën e Prokurorisë, pra është koncept dokumenti që lidhet me suspendimin e personave të cilët janë nën aktakuze apo nën hetime të zyrtarëve të lartë shtetëror, gjithashtu edhe me projektligjin qe ndërlidhen me parandalimin e konfliktit te interesit”, tha Ministri Tahiri.
“Pjesëmarrjen time këtu në Ministrinë e Drejtësisë duhet ta kuptoni si pjesë të angazhimit tim institucional me qëllim që t`i ndërtojmë raportet më të mira me Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj se gjatë punës së përbashkët do ti bashkërendisim veprimet tona në forcimi e sundimit të ligjit dhe në forcimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, respektivisht duke e marr parasysh kontributin e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e legjislacionit të drejtësisë penale, respektivisht në përgatitjen e ligjeve, të cilat do të funksionalizohen dhe të rrisin efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, tha Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi.
E në vazhdim, z. Lumezi tha se me Ministrin Tahiri diskutuam lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së përfituar me vepër penale dhe asaj të fituar në mënyre të pajustifikueshme.
“Do të funksionalizojmë Ligjin për Prokurorin e Shtetit, i cili do të forcoi hierarkinë e sistemit prokurorial, e po ashtu edhe për Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë se përfituar me vepër penale, po edhe pasurisë e cila është fituar në mënyre të pajustifikuar, e që nuk kemi aktgjykime dënuese për ato raste, sigurisht që me krijim e një trupi ndoshta edhe civil, i cili do të merret me propozimin e prokurorëve për konfiskimin e pasurisë së justifikuar”, tha z. Lumezi.
Gjithashtu, temë diskutimi e bisedës ishte edhe Ligji mbi përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve, e që të kenë kompetencë edhe kryetarët e gjykatave, por edhe Kryeprokurori i Shtetit.
“Po ashtu një nga çështjet që e ndërlidhë veprimtarinë e Kryeprokurorit të Shtetit me Ministrinë e Drejtësisë është edhe Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale dhe hartimi i protokolleve për procedura të kërkesave ndërkombëtare, të cilat behën nga ana e Prokurorisë dhe procedohen në Ministrinë e Drejtësisë” tha z. Lumezi.
E për fund, duke shprehur besimin e tij për bashkëpunim efikas me Ministrin Tahiri, z Lumezi, tha: “ Unë besoj që me ministrin e ri do të kemi efikasitet më të madh edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, e gjithashtu do të kemi përkrahjen e Ministrit edhe në ngritjen profesionale të prokurorëve në forcimin e integritetit dhe në rritjen e llogaridhënies brenda sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”.