Skip to content
Ministri Tahiri priti në takim njoftues Përfaqësuesen e Përhershme e UNDP-së në Kosovë Znj. Maria Suokko

Ministri Tahiri priti në takim njoftues Përfaqësuesen e Përhershme e UNDP-së në Kosovë Znj. Maria Suokko

Prishtinë, 12/07/2019

Ministri Tahiri e falënderoi UNDP-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e drejtësisë veçanërisht në fushën e kundër korrupsionit ku si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë janë arritur rezultate në fushën e legjislacionit dhe politikave. 

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me UNDP-në në proceset aktuale si dhe projektet në të ardhmen që do të dalin nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit. 

Në anën tjetër, znj. Suokko përgëzoi Ministrin Tahiri për rezultatet e arritura në sektorin e drejtësisë si dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje në zbatimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve.

Foto Galeria

Skip to content