Skip to content
Ministri Tahiri: Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Ministri Tahiri: Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Prishtinë, 07/05/2019

Me këtë rast, ministri Tahiri ka theksuar se fuqizimi dhe ngritja e pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit është në qendër të punës së tij, dhe se me reformat e nisura, do të ndryshohet  rrënjësisht sistemi gjyqësor dhe prokurorial.

“Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe parandalimin e korrupsionit, përfshirë agjendën e masave konkrete të Drejtësisë 2020, do t’i japin një formë tjetër sistemit gjyqësor, duke nisur kështu nga reformimi i mekanizmave për përgjegjësitë disiplinore, vlerësimin e performancës por edhe rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës” ka theksuar ministri Tahiri. 

Ministri Tahiri ka theksuar se rekomandimet e dhëna nga projekti i binjakëzimit, do të jenë të nevojshme për profesionalizmin e mëtejmë të sistemit gjyqësor. 

“Të gjitha këto rekomandime do të merren parasysh tutje gjatë zhvillimit të reformave të nisura në këtë fushë. Jam i bindur që ndihma të cilën e kemi marrë na ka afruar sado pak ndaj vlerave mbi të cilat ngritet Bashkimi Evropian” ka thënë ministri Tahiri.

Foto Galeria

Skip to content