Skip to content
Ministri Tahiri: Së shpejti nis rekrutimi për përmbarues privat

Ministri Tahiri: Së shpejti nis rekrutimi për përmbarues privat

Prishtinë, 16/07/2019

Ministri Tahiri e njoftoi z. Schmitz se profesionet e lira ligjore, në mesin e të cilave edhe përmbarimi, përbëjnë sistem që i përgjigjet një modeli dhe standardi me të ardhme të sigurt.

Ministri Tahiri potencoi se së shpejti do të publikohen edhe konkurset për të mbushur pozitat vakante për përmbarues privat.

Sipas ministrit Tahiri, këto pozita do të shpallen në bazë të analizave të bëra, sidomos për ato zona gjeografike ku nuk ka prezencë të mjaftueshme për të ofruar shërbimet përmbarimore, duke përfshirë edhe në disa komuna të banuara kryesisht nga komunitetet jo-shumicë.

Në anën tjetër, z. Schmitz përgëzoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Odën e Përmbaruesve Privat për të arriturat dhe kontributin e përmbarimit privat në fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Ai u zotua për avancimin e bashkëpunimit mes Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve dhe Odës së Përmbaruesve Privat të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content