Skip to content
Ministri Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet nga institucionet

Ministri Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet nga institucionet

Prishtinë, 17/07/2019

Ministri Tahiri e njoftoi Ambasadoren Schuurman rreth reformave në sistemin e drejtësisë me qëllim të forcimit të të drejtave fondamentale dhe parandalimit dhe luftimit e të gjitha formave të diskriminimit.

Ministri Tahiri theksoi se është finalizuar Kodi Civil i cili reflekton frymën liberale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ndërsa janë në proces edhe disa masa të tjera të cilat do të avancojnë dhe forcojnë të drejtat e njeriut.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të gjitha rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet dhe u zotua se do të mbetet i përkushtuar në zbatimin efektiv të legjislacionit.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Schuurman theksoi së është njoftuar me reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë dhe se vlerëson lartë angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e një numri të ligjeve që janë miratuar së fundmi.

Foto Galeria

Skip to content