Skip to content
Ministri Tahiri takoi Ambasadoren e Finlandës  në Kosovë, znj. Huhtamaki

Ministri Tahiri takoi Ambasadoren e Finlandës  në Kosovë, znj. Huhtamaki

Prishtinë, 22/11/2017

Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lartë rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, përgëzoi ministrin Tahiri për progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.

Gjithashtu, ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.
 

Foto Galeria

Skip to content