Skip to content
Ministri Tahiri takoi ambasadorin e Gjermanisë, z. Held

Ministri Tahiri takoi ambasadorin e Gjermanisë, z. Held

Prishtinë, 16/10/2017

Ministri Tahiri, e njoftoi z. Held me prioritetet dhe hapat e ndërmarrë deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile. 

Po ashtu, u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave prioritare që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të konfliktit të interesit, konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, si dhe ndryshimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave.

Ministri Tahiri shprehu konsideratë të lartë për ndihmën që Gjermania ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për Republikën e Kosovës gjatë tërë kursit të konsolidimit të shtetit dhe në fushën e sundimit të ligjit në veçanti.

Foto Galeria

Skip to content