Skip to content
Ministri Tahiri takoi ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, z. Per Strand Sjaastand

Ministri Tahiri takoi ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, z. Per Strand Sjaastand

Prishtinë, 28/09/2017

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Norvegjisë, u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe në Drejtësi,  në veçanti  në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrahë angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon, duke ofruar mbështetje në këto procese, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.
 

Foto Galeria

Skip to content