
Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it, z. Tahiri u shpreh i gatshëm se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, z. Hope vlerësoi lart prioritetet e Ministrit Tahiri, u shpreh i kënaqur për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me masa dhe hapa konkret dhe programor.