Skip to content
Ministri Tahiri  takoi Kryetaren e Odës së Noterisë së Republikës Kosovës, znj. Shehu

Ministri Tahiri  takoi Kryetaren e Odës së Noterisë së Republikës Kosovës, znj. Shehu

Prishtinë, 28/09/2017

Gjatë takimit, Ministri Tahiri, i ofroi mbështetje të plotë znj. Shehu duke i bërë të ditur se njëri ndër prioritet i tij si Ministër i Drejtësisë është edhe përmirësimi i  shërbimeve ndaj qytetarëve, me qëllim që këto shërbime të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët. 

E në anën tjetër, Kryetarja e Odes së Noterisë, znj Arbena Shehu, e njoftoi z. Tahiri se Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe  sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, ku noteria çdo ditë e më shumë është duke i sjellë vendit siguri juridike, e cila po kontribuon  në përmirësimin e  jetës  private të qytetarëve të Kosovës.

Në fund, Ministri Tahiri, me theks të veçantë kërkoi që të vazhdohet edhe më tutje shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës.

Foto Galeria

Skip to content