
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri duke u shprehur i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, falënderoi zj. Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, në përgjithësi Departamentin për Drejtësi, i cili po vazhdon ta mbështes Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht përmes programeve që kanë për qëllim modernizimin e veprimtarisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në anë tjetër, zj. Riffe shprehu gatishmërinë e saj që përmes programit të ICITAP-it t`i mbështes edhe më tutje institucionet e Kosovës, të cilat merren me rendin dhe ligjin, e sidomos Ministrinë e Drejtësisë për përmirësimin substancial të funksionimit të Shërbimit Korrektues në Kosove.
Në fund të takimit, zj. Riffe e përgëzoi Ministrin Tahiri për gatishmërinë dhe ofrimin e bashkëpunimit, sidomos në Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në institucionet Korrektuese.