
Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën. Ndërsa nga ana e saj, znj. Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.
Ambasadorja Apostolova uroi Ministrin Tahiri për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë. Njëkohësisht, nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.