
Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian. Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.