
Sot, Ministria e Drejtёsisё ka organizuar ceremoninë e ndarjes sё certifikatave pёr kandidatёt tё cilёt kanё dhёnё provimin e Jurisprudencёs nё tё cilёn kanё marrё pjesё Ministri i Drejtёsisё, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandёr Lumezi, Kryetari i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, z. Fejzulla Hasani, Kryesuesi i KGJK, Nehat Idrizi si dhe Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj.
Gjatё fjalёs sё tij Ministri i Drejtësisë, Kuçi iu drejtuar kandidatëve tё cilët kishin kryer me sukses provimin e Jurisprudencës se nga sot janё nё tregun e punёs, tregun e drejtësisë me konkurrencën qё do ta bёjn pёr rend dhe ligj mё tё mirё, pёr besimin nё drejtësi dhe pёr njё drejtësi qytetare pёr qytetarët e vendit tonё.
Ministri Kuçi falënderoj Komisionin pёr dhёnien e provimit tё Jurisprudencës pёr punёn e shkёlqyeshme qё ka bёrё dhe theksoi se kemi njё komision konkurrent edhe nё nivel rajonal, ku jam i bindur se ata kanё prodhuar nё kuptimin pozitiv kuadro tё tilla. “Ju, deri mё tani keni arritur me sukses qё tё kryeni fakultetin juridik dhe pёr kёtё duhet tё jeni mirënjohës pёr dijen qё iu ёshtё dhёnё, nё kёtё drejtim falënderoj edhe dekanin e fakultetit juridik pёr punёn e bёrё nё organizimin e provimit, theksoi Ministri Kuçi.
Ministri Kuçi gjatë fjalës sё tij para tё pranishmëve theksoi se tё gjithë kandidatët kanë arritur qё me sukses ta përfundojnë edhe kёtё provim, por janë edhe tre virtyte që i kanë fituar dhe fitohen dhe për kёtё theksoi se do ta kenë mbështetjen vetëm tё familjes tuaj. “Prokurorit, gjyqtarit, avokatit, noterit, përmbaruesit privat, cilido qoftë nё segmentet e drejtësisë i duhet njё edukatë qytetare dhe familjare, i duhet njё ndershmëri e theksuar përball vetës, përball palëve dhe tё tjerëve si dhe i duhet njё guxim qytetar pёr tё marr vendime tё drejta nё përputhje me ligjin, provat dhe bindjen e tij tё lirё. Kërkoni nga familjet tuaja qё t’iu mbajnё afёr edhe nё momente tё vёshtira nga puna e juaj, jo vetёm sot qё e merrni certifikatën, por do tё jeni tё ekspozuar tёrё jetёn sepse vendimet tuaja do t’ia ndryshojnё jetёn njerёzve dhe po ashtu vendimet tuaja do tё ndryshojnë imazhin pёr vendin tonё, theksoi gjatё fjalimit tё tij Ministri Kuçi.
Nё fund tё fjalimit tё tij Ministri Kuçi iu tha tё gjithë kandidatëve qё punën e tyre duhet ta reflektojnë nё një drejtim tё theksuar, e para puna juaj duhet tё jetё si profesion, por mbi tё gjitha duhet tё jetё si mision pёr drejtësi dhe atё nё dobi tё qytetarit dhe vendit tonё dhe se jam i bindur qё me punёn tuaj do ta nderoni vendin, familjen, qytetarët dhe emrin tuaj tёrё jetёn.