Skip to content
Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Amerikane organizuan trajnim për Rishikim Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Amerikane organizuan trajnim për Rishikim Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit

Prishtinë, 22/06/2018

Ky trajnim është mbajtur për të ndihmuar procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit, si njëra nga reformat më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë në Kosovë. 

Pjesë e trajnimit ishin edhe përfaqësues nga institucionet kyçe të përfshira në Rishikim Funksional, nga Këshilli Gjyqësor, ai Prokurorial, Zyra e Presidentit si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Trajnimi është mbajtur nga 18 deri më 22 qershor në Shkup, nga ekspertë të Departamentit të Shtetit, dhe Zyra për Zhvillim Prokurorial Tejoqeanik, Ndihmë dhe Trajnim (Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training–OPDAT), ndërkaq në të kanë marrë pjesë edhe ekspertë të sundimit të ligjit nga vende tjera të rajonit, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
 

Foto Galeria

Skip to content