Skip to content
Ministria e Drejtësisë dhe ambasada e Francës, të gatshme të thellojnë bashkëpunimin edhe më tej

Ministria e Drejtësisë dhe ambasada e Francës, të gatshme të thellojnë bashkëpunimin edhe më tej

Prishtinë, 15/09/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet. Gjatë këtij takim, Ministri Kuçi e ka falënderuar, znj. Daviet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar ambasada e Francës dhe Franca në përgjithësi në Kosovë, në veçanti në fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit. 

Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet, ka shprehur mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Drejtësisë, duke vlerësuar vendosmërinë e këtij institucioni në intensitetin e reformave në drejtësi. Në fund të takimit Ministri Kuçi dhe Ambasadorja Daviet shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Francës të thellohet edhe më shumë.  

Foto Galeria

Skip to content