Skip to content
Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e ShBA-së organizuan tryezë për kompensimin e viktimave të krimit

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e ShBA-së organizuan tryezë për kompensimin e viktimave të krimit

Prishtinë, 18/07/2017

Temë e kësaj tryeze ishte njoftimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe mbrojtësve të viktimave për fillimin e implementimit të Ligjit për Kompensimin e Viktimave, dhe ndikimi që ka efikasiteti i gjykatave në fillimin e implementimin e këtij ligji. 

Anëtarët e Komisionit qeveritar për kompensimin e viktimave të krimit i njoftuan gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave se Komisioni është i gatshëm t'i shqyrtoj kërkesat e viktimave për kompensim.

Ministria e Drejtësisë, u tha në takim, shpreh përkushtimin për fillimin e implementimit të Ligjit për Kompensimin e Viktimave, duke e konsideruar këtë çështje të një rëndësie të veçantë dhe inkurajon viktimat e krimit që i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për Kompensimin, të paraqesin kërkesë për kompensim.
 

Foto Galeria

Skip to content