
Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Komisioni Rekomandues si Komision i Përhershëm Ndër-institucional, ka rekomanduar se kjo pronë e konfiskuar mund të jepet në shfrytëzim për Komunën e Prishtinës, e cila obligohet ta akomodoj familjen në fjalë për pesë vite.
“Familja në fjalë strehohet në një hapësirë aspak të përshtatshme për jetesë dhe të rrezikshme për anëtaret e saj. Kjo familje 7 anëtarëshe kanë vështirësi të mëdha financiare si dhe kanë një fëmijë me nevoja të veçanta”, tha ministrja Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tha se si Ministri e Drejtësisë, së bashku me Komisionin do të sigurohen që pronat e konfiskuara t’u ofrohen kategorive që kanë më së shumti nevojë.
“Ky është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm për këtë familje”, tha ministrja Haxhiu.