
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Sot, Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, z. Lirak Çelaj ka marr pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.
Në hyrje të fjalimit të tij, z. Çelaj përmendi faktin se shteti ligjor dhe shoqëria e shëndoshë janë duke u sfiduar nga dukuri të reja negative siç është ekstremizmi i dhunshëm apo terrorizmi të cilat po sfidojnë edhe politik bërësit dhe vendimmarrësit. “Sfida e shekullit 21 që i referohet terrorizmit dhe ekstremizmit janë trajtuar me kujdes edhe nga Ministria e Drejtësisë gjatë hartimit të legjislacionit, veçanërisht në kuadër të Kodit Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, ku janë paraparë veprat penale kundër Terrorizmit, duke filluar nga neni 135 deri ne 145” theksoi z. Çelaj.
Gjatë fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj përmendi se Ministria e Drejtësisë ka në mandatin e saj krijimin e legjislacionit, si dhe në kuadër të saj ka edhe Agjencionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe atë Sprovues të Kosovës. Në përputhje me kompetencat që ka dhe nga vlerësimet dhe analizat e bëra që të tentohet të parandalohet radikalizmi dhe ekstremizmi në mënyrë të veçantë tek të burgosurit, ka hartuar Strategjinë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale 2016-2020 në të cilën këto çështje janë trajtuar me theks të veçantë dhe e cila tani më është në përfundim.
“Këto dy agjencione janë institucione shumë të rëndësishme në luftën kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit pasi që një nga detyrat e tyre është edhe vet rehabilitimi gjegjësisht riintegrimi i kryerësve të këtyre veprave penale”, tha Zëvendësministri Çelaj.
Ai shtoi po ashtu se këto dy agjencione duhet të kenë strategji të veprimit dhe trajtimit të këtyre të burgosurve e cila do të specifikonte mënyrën e trajtimit të tyre dhe e cila do të jepte përgjigje në pyetjen se këta të burgosur a duhet të vuajnë dënimin në një qeli apo program të njëjtë me të dënuarit e tjerë apo duhet të izolohen vetëm kryerësit e kësaj vepre penale.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj theksoi se Ministria e Drejtësisë zotohet se do jete në hap me kohën për luftim të dukurive negative në Kosovë, përmes hartimit të politikave dhe legjislacionit, konform standardeve më të avancuara ndërkombëtare dhe është e hapur për çfarëdo bashkëpunimi në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët, luftimi i ekstremizmit.