Skip to content
Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të dalura nga BE për një sistem efikas të drejtësisë

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të dalura nga BE për një sistem efikas të drejtësisë

Prishtinë, 23/02/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temën: “Lufta kundër Korrupsionit Politik nё Kosove; Sfidat Aktuale nё Funksion tё Reformave tё Ardhshme".

Gjatё fjalës sё tij, Ministri Kuçi tha se sundimi i ligjit, veçanërisht reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar, reforma e administratës publike, janë nga prioritetet kryesore nё rrugën tonё drejt  BE-sё.

Nё kuadër tё kompetencave si Ministёr qё kam, besojё se duhet tё fokusohemi nё disa çështje kryesore, fillimisht nё bazёn legjislative pёr luftimin e kësaj dukurie dhe e dyta strukturёn institucionale qё pёrveç themelimit dhe funksionimit tё institucioneve, fokusi ynё duhet tё jetё nё bazën kadrovike tё njerëzve qё luftojnë kёtё dukuri nё shoqërinë tonё dhe natyrisht ambienti shoqëror  i cili ёshtё po ashtu me rёndёsi”, tha Kuçi. 

Ministri Kuçi tha se puna e parё qё i takon çdo shoqërie ёshtё vullneti pёr ta luftuar kёtё dukuri dhe besimi ne drjetesi nga ana e qytetareve tanё. Ai shtoi se sa i përket infrastrukturës ligjore, kemi bёrё angazhim tё veçant qё tё kemi ligje nё pёrputhje  me standardet e BE-sё, si dhe ligje funksionale pёr vendin tonё. Ne kemi hartuar Kodin Penal të Kosovës dhe Kodin e Procedurës Penale të cilët janё adekuate pёr luftimin e kёtyre dukurive negative e nё veçanti korrupcionit, si dhe njёherit garantojn mbrojtjen e lirive dhe tё drejtave tё njeriut. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, prioritet i kemi kushtuar avancimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës ligjore dhe fushës kundër korrupsionit, duke hartuar ligjet e kësaj fushe me qёllim të kundërvënies sa mё të suksesshme të fenomeneve të tilla.

“Kosova tanimë ka një kornizë të konsoliduar të ligjeve për sa i përket fushës së veprave penale që ndërlidhen me korrupsion. Kodi Penal ka reformuar standardet dhe politikat ndëshkimore duke i njohur të gjitha llojet e shkeljeve për përfitime pasurore, përfshirë plotësim ndryshimin e këtyre ligjeve që ndërlidhen me fushën Anti-korrupsion, Ligji për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktin e Interesit. Së fundmi, me qëllim të lehtësimit të procedurave është hartuar Ligji i ri për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar”, tha Ministri Kuçi.

Po ashtu, Ministri Kuçi tha se jemi në proces të themelimit të ekipit punues, i cili do të analizojë pajtueshmërinë e legjislacionit penal të fushës kundër korrupsionit në raport me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe pas vlerësimeve rreth pajtueshmërisë, ekipi do të dal me rekomandime konkrete sa i përket hapave dhe veprimeve të mëtejme.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ftoi tё gjithё qytetarёt e Kosovёs qё tё bashkёpunojnё me tё gjitha institucionet e Drejtёsisё nё vend dhe nё kёtё formё organet kompetente tё futen nё lёvizje dhe tё kryejn secili punёn e tyre me pёrgjegjёsi, duhet pasur parasysh se nё kёto çështje roli i policisё, prokurorisë dhe gjykatave ёshtё i pazёvendёsueshёm.

Po ashtu, roli i mediave duhe tё shihet nё prizmin e asaj  qё si çështje tё mos gjeneralizohen, por tё kemi seleksionim tё tyre dhe pastaj fajtorёt tё stigmatizohen. Pёr fund, Ministri shtoj se ёshtё me rёndёsi qё jo vetёm shkelësit e ligjit, por as toleruesit e shkelsёve tё ligjit tё mos tolerohen me asnjё kusht, sepse ligji ёshtё mbi tё gjithё ne dhe tё gjithё jemi tё barabartë para tij.

Foto Galeria

Skip to content