
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e departamenteve të kësaj Ministrie për të diskutuar për aktivitetet të cilat janë zhvilluar përgjatë këtij viti, arritjet dhe sfidat të cilat është ballafaquar secili departament.
Ministri Kuçi ka falënderuar udhëheqësit e departamenteve për angazhimin dhe punën profesionale që kanë bërë në përmbushjen e politikave të Ministrisë së Drejtësisë. Kuçi po ashtu ka vlerësuar punën e mirë të secilit departament në plotësimin e kritereve me qëllim të përmbushjes së standardeve të BE-së përkitazi me vlerat në të cilat aspirojmë të ndërtojmë një shtet demokratik në tё cilin sundon rendi dhe ligji, me qëllim të arritjes së një sistem efikas të drejtësisë i cili është edhe themeli i besimit të qytetarëve në drejtësi, e kjo arrihet me vullnetin dhe përkushtimin e secilit.
Ministri Kuçi duke uruar për festat e fundvitit, ka kërkuar nga udhëheqësit vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka pas deri tani, duke shpresuar që në vitin në vijim të rritet puna dhe profesionalizmi në punë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, e bashkë më të edhe besimi i qytetarëve në drejtësi.