Skip to content
Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme, trajtimin e drejtë, si dhe ofrimin e mundësive më të mira në jetën post penale

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme, trajtimin e drejtë, si dhe ofrimin e mundësive më të mira në jetën post penale

Prishtinë, 07/09/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, vizitoi të trajtuarit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Gjatë vizitës, Ministrja Hoxha, u informua nga afër rreth kushteve, trajtimit, dhe problemeve, që të trajtuarit në këtë qendër mund t’i kenë.

Njëherit, Ministrja Hoxha u zotua se Ministria e Drejtësisë dhe dikasteret përgjegjëse, do të marrin masat e duhura dhe të nevojshme për përmirësimin e kushteve të përgjithshme, trajtimin e drejtë dhe të barabartë, si dhe ofrimin e mundësive më të mira, me theks të veçantë në jetën post penale.

Në bashkëbisedim, Ministrja Hoxha dëgjoi ankesat, kërkesat dhe rrëfimin e të trajtuarve në këtë qendër, për jetesën dhe aktivitetet që ata i zhvillojnë brenda qendrës.

Me këtë rast, u diskutuan edhe shumë çështje tjera me interes për stafin udhëheqës të qendrës dhe të trajtuarit, si dhe u diskutua për gjetjen e mundësive më të mira për të ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme.

Të gjitha palët u dakorduan që përkrahë trajnimeve ekzistuese, të punohet edhe më shumë në ngritjen dhe përforcimin e trajnimeve tjera profesionale, aktiviteteve sportive dhe rekreacioni.

Po ashtu, u diskutua edhe për fuqizimin dhe angazhimin e rolit të psikologut i cili do të merret me trajtimin specifik të kërkesave dhe nevojave të të trajtuarve në këtë qendër.

Foto Galeria

Skip to content