Skip to content
Ministria e Drejtësisë finalizon plotësim-ndryshimet e Ligjit për Ndërmjetësim që parashohin forcimin e mbikëqyrjes dhe standardeve

Ministria e Drejtësisë finalizon plotësim-ndryshimet e Ligjit për Ndërmjetësim që parashohin forcimin e mbikëqyrjes dhe standardeve

Prishtinë, 14/11/2024
Ministria e Drejtësisë, përmes Grupit Punues të kryesuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot, kanë finalizuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Ndërmjetësim.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se ndryshimet dhe plotësimet e këtij Ligji kanë të bëjnë me rregullimin e bazës ligjore, me theks të veçantë, heqja e licencës për ndërmjetësuesit nga Ministria e Drejtësisë dhe forcimin e kompetencave të saj për të mbikëqyrur këtë fushë.
Tutje zëvendësministri Sallahu tha se ndryshimet në Ligjin për Ndërmjetësimin janë një hap i rëndësishëm për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe janë të domosdoshme për të krijuar një mekanizëm më të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
Në fund, zëvendësministri Sallahu tha se përmes këtyre ndryshimeve, Ministria e Drejtësisë do të shtojë kompetencat e nevojshme për të garantuar cilësinë dhe integritetin e profesionit të ndërmjetësimit.

Foto Galeria

Skip to content