
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja Dhurata Hoxha, sot në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur për aprovim Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Hartimi dhe finalizimi i këtij Projektligji është rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë në funksion të avancimit të infrastrukturës ligjore në përgjithësi e me theks të veçantë legjislacionit të fushës së luftimit dhe të parandalimit të korrupsionit.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji, Ministrja Hoxha tha se përmes angazhimeve tona duke përfshirë edhe aprovimin e këtij projektligji, konsideroj se institucioneve kompetente po iu ofrojmë legjislacion adekuat, në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më efikase dhe efektive në drejtim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative, veçmas korrupsionit. Në këtë aspekt konflikti i interesit dhe shmangja nga ky i fundit është një mundësi e mirë përmes të cilës do të ndikohet në drejtim të parandalimit të kësaj dukurie.
Po ashtu, Ministrja Hoxha shpalosi edhe përmbajtjen e këtij projektligji, duke theksuar pikat kryesore ku parashihet një numër i konsiderueshëm i ndalesave për zyrtarët publik. “Përcaktimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik, i cili parasheh që zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridik privat, fitimprurës. Me marrjen e detyrës dhe gjatë ushtrimit të saj, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë në mënyrën më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tij të interesit; çdo udhëheqës dhe institucion udhëheqës duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit”, shtoi Ministrja Hoxha.
Përmes këtij Projektligji është bërë përpjekje t’i kushtohet vëmendje e veçantë aspektit preventiv përkatësisht parandalimit të konfliktit të interesit. Projektligji është në harmoni të plotë me dispozitat e legjislacionit të BE-së, po ashtu është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si ekspertë të Këshillit të Evropës dhe Zyra e BE-së në Kosovë.