
Ministria e Drejtësisë, vlerëson si shumë të rëndësishëm raportin e publikuar nga Kosova Democtaric Institute (KDI), mbi publikimin e dokumenteve të prokurimit publik nga kabineti qeveritar, në të cilin raport, Ministria e Drejtësisë vlerësohen si një nga institucionet më transparente, në veçanti, në shpenzimet publike, aktivitetet e prokurimit si dhe hapësira e lejuar për qasje në dokumente publike.
Ministria e Drejtësisë në ueb-faqen e sajë vazhdimisht informon opinionin publik për çdo veprimtari dhe aktivitet të zhvilluar nga Kabineti, agjencionet, departamentet dhe çdo dikaster tjetër i Ministrisë së Drejtësisë, të cilat cilësohen të jenë në dobi të informimit sa më të mirë dhe të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe transparente, dhe njëherit do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe çdo institucion tjetër në funksion të plotë të qëllimit për institucion transparent.