Skip to content
Ministria e Drejtësisë ishte që Kodi Penal të miratohet pa nenet 37 dhe 38

Ministria e Drejtësisë ishte që Kodi Penal të miratohet pa nenet 37 dhe 38

Prishtinë, 21/04/2012

 Ministria e Drejtësisë si sponzoruese e projekt – Kodit Penal të Kosovës, njofton opinionin publik se miratimi i këtij Kodi, ku është përfshirë neni 37, në të cilin parashihet përgjegjësia penale e kryeredaktorëve, botuesve, shtypëseve dhe prodhuesve, si dhe nenin 38, ku parashihet mbrojtja e burimit të informatës, është vendim i Kuvendit të Kosovës, përkundër punës se vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht Ministrit Hajredin Kuçi, që këto dy nene të largohen nga ky projekt – Kod Penal.

Në një takim të zhvilluar me 3 Shkurt 2012, në mes të  Ministrit Kuçi dhe përfaqësuesve të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, palët u pajtuan që këto dy nene të largohen nga projekt – Kodi Penal. Po me 3 Shkurt 2012, Ministri Kuçi më anë të një letër drejtuar Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga ta që nenet 37 dhe 38, të hiqen nga projekt – Kodit Penal. 

Ndërsa, me 7 Shkurt 2012, në dëgjimin publikë të ftuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, lidhur me projekt – Kodin Penal, Ministri Kuçi ka bërë publik qëndrimin e tij për heqjen e neneve 37 dhe 38 nga ky projekt-kod.

Miratimi i Kodit Penal në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, është kompetencë e këtij institucioni, ngase në këtë fazë Qeveria apo Ministria e Drejtësisë si sponzoruese e këtij projekt-kodit, nuk ka asnjë kompetencë.

Andaj, çdo interpretim që hedh fajin në Qeveri apo Ministrinë e Drejtësisë, për mbetjen e neneve 37 dhe 38 në Kodon Penal, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, është interpretim joprofesional.

(Bashkëngjitur gjeni letrën e dërguar Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës nga Ministri Kuçi, ku kërkohet heqja e neneve 37 dhe 38 nga projekt – Kodi Penal). 

Skip to content