Skip to content
Ministria e Drejtësisë ka formuar grupin punues për përgatitjen e dokumentit konceptual për fushën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme përkatësisht për fushën “anti-mafia”

Ministria e Drejtësisë ka formuar grupin punues për përgatitjen e dokumentit konceptual për fushën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme përkatësisht për fushën “anti-mafia”

Prishtinë, 20/05/2015

Me qëllim të avancimit të legjislacionit sa i përket luftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, veçmas me qëllim të avancimit të bazës ligjore sa i përket konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, Ministria e Drejtësisë ka themeluar grupin punues, i cili do të përgatisë dokumentin konceptual për fushën e pasurisë së pajustifikueshme përkatësisht fushën “anti-mafia”.

Grupi punues do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, ku në kuadër të këtij grupi do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues, gjyqtarë nga Këshilli Gjyqësor, përfaqësues, prokurorë nga Këshilli Prokurorial si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit. 

Ministria e Drejtësisë këtë çështje do ta trajtoj me prioritet të veçantë dhe do ta mbështes grupin punues në mënyrë që sa më parë të përgatis dokumentin konceptual  me rekomandime konkrete se si të veprohet tutje sa i përket kësaj çështje. 

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të avancoj legjislacionin në Republikën e Kosovës, e veçmas legjislacionin sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qellim që kjo dukuri të luftohet nga ana e organeve kompetente në mënyrë sa me efikase dhe efektive. 

Skip to content