
Gjatë këtij takimi, i cili është zhvilluar nën respektimin e masave kundër pandemisë është diskutuar për indikatorët fillestar të cilët do të matin implementimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit, që dalin nga rekomandimet e fazës së dytë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, z. Qemajl Marmullakaj, falënderoi përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e deritanishëm në procesin e RFSSL-së, duke thënë se mirëpret komentet e tjera për plotësim/ndryshimet, meqë jemi në fazën ku vendosen hapat e ardhshme të Strategjisë. Pjesë e diskutimeve të Nëngrupit Punues për Drejtësinë Penale ishin: definimi i korrupsionit të nivelit të lartë, krijimi i fondit të konfiskimit në kuadër të AAPSK-së, integriteti i Policisë, Këshilli i Etikës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe të tjera. Nëngrupi Punues për Drejtësinë Penale përbëhet nga përfaqësues të MPBAB, Kryeprokurorit të Shtetit, AKK-së, AAPSK-së, Policisë së Kosovës etj. Krahas anëtarëve të Nëngrupit, në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Anëtarët e grupit punues dhe pjesëmarrësit e tjerë në takim, diskutuan lidhur me objektivat dhe vizionin e këtij kapitulli dhe u pajtuan lidhur me hapat e ardhshëm rreth hartimit të Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit.
|