
Ministria e Drejtësisë ka vazhduar edhe këtë vit me ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetjen financiare të organizatave joqeveritare të licencuara që ofrojnë shërbime në fushën sociale dhe familjare.
Krahasuar me vitet e kaluara, buxheti i ndarë për këtë qëllim deri tani është rritur në mbi 2.3 milionë euro, si dëshmi e përkushtimit për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve me 39 organizata në vlerë prej 2 milionë eurosh ditë më parë, sot janë nënshkruar edhe 10 marrëveshje të reja në vlerë prej 366 mijë eurosh. Kjo mbështetje financiare pritet të ndikojë drejtpërdrejt në fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të organizatave që ofrojnë ndihmë të specializuar sociale dhe familjare.