Skip to content
Ministria e Drejtësisë kërkon të mos ketë keqinformim nga mediat për rastin N.M.

Ministria e Drejtësisë kërkon të mos ketë keqinformim nga mediat për rastin N.M.

Prishtinë, 04/04/2017

Shërbimi Korrektues i Kosovës pas konsultimit me prokurorin e çështjes dhe njoftimit të familjarëve të të ndjerit N.M., ka lëshuar një kumtesë rreth rastit, më 3.4.2017, në ora 18:20, me titull: Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe një sqarim të dytë, rreth orës 23, me titull: Sqarim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.       
Shërbimi Korrektues i Kosovës është Agjenci e pavarur që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjës për burgjet e Kosovës. Brenda burgjeve funksionon Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që ka kompetencë ekskluzive dhe të vetme për trajtimin mjekësor të të burgosurve, dhe që i përgjigjet vetëm Ministrisë së Shëndetësisë.  
Për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, N.M. i paraburgosur për veprën “vrasje e rëndë në ndihmë”, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që i përgjigjet Ministrisë së Shëndetësisë, ka kompetenca të plota dhe disponon gjithë dokumentacionin shëndetësor.  
Dokumentacioni që ka disponuar Shërbimi Korrektues i Kosovës për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, iu kanë dhënë prokurorit të rastit.

Skip to content