Skip to content
Ministria e Drejtësisë mbështet aksionin e Policisë së Kosovës në hetimet për furnizim me derivate të naftës në Qendrat e Paraburgimit në Prizren dhe Pejë

Ministria e Drejtësisë mbështet aksionin e Policisë së Kosovës në hetimet për furnizim me derivate të naftës në Qendrat e Paraburgimit në Prizren dhe Pejë

Prishtinë, 04/11/2011

Pas dyshimeve për parregullsi lidhur me furnizimin me derivate të naftës, për Qendrat e Paraburgimit në Prizren dhe Pejë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka ftuar Policinë e Kosovës të hetoj këtë rast, të cilët pas hetimeve të preliminare sot, ka arrestuar disa persona të dyshuar si të implikuar në këtë rast.

Me këtë rast, Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë të gjitha masat disiplinore ndaj të arrestuarve konform autorizimeve ligjore dhe ipër gjithë të ndaluarit të cilët janë të dyshuar si të implikuar në rastin në fjalë.

Ministria e Drejtësisë fton organet e drejtësisë që të hetojnë dhe t’i zbardhin në tërësi dyshimet që janë paraqitur lidhur me furnizimin me derivate të naftës në Qendrat e Paraburgimit në Prizren dhe Pejë.

Skip to content