
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
I nderuar z. Havolli,
Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e hartuesit të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, bazuar në Rregulloren nr. 13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar, nenin 21, paragrafin 1.4, Departamenti Ligjor i Ministrisë së Drejtësisë ka kompetencë për dhënie të opinioneve ligjore, për ligjet të cilat janë sponsorizuar nga kjo Ministri.
Qëllim parësor i këtij opinioni ligjor është lehtësimi i zbatimit në praktikë të këtij ligji, në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ky ligj është miratuar.
Siç jeni në dijeni, qëllimi i ligjit është bazuar në praktikat dhe standardet ndërkombëtare në mënyrë që të sigurojë se zyrtarët publik gjatë ushtrimit të funksioneve publike detyrat e tyre i kryejnë në mënyrë objektive, të paanshme dhe transparente.
Ushtrimi i funksioneve publike në mënyrë objektive, të paanshme dhe transparente ka për qëllim edhe promovimin dhe ruajtjen e integritetit personal të zyrtarit dhe të institucionit që përfaqëson.
Komponentë e rëndësishme e këtij parimi është efikasiteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive.
Në këtë drejtim edhe kufizimet e përcaktuara në nenin 12 dhe 13 të këtij ligji duhet të evitojnë në praktikë rastet e ushtrimit të funksioneve publike në kundërshtim me frymën e ligjit dhe neneve të lartpërmendura përmes të cilave do të cenohej parimi i efikasitetit, profesionalizimit, integriteti personal i zyrtarit publik dhe institucionit që përfaqëson, kredibiliteti dhe evitimi i situatave që mund të ulin besimin e publikut në zyrtarin publik apo institucionin që përfaqëson.
Në funksion të realizimit të qëllimit të Ligjit, specifikisht nenit 13 të tij, në të cilin përcaktohet si në vijim:
“Zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike, shoqërisë aksionare me pronë publike si dhe organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj. Zyrtari i lartë, në cilësinë e anëtarit të organeve të përmendura në këtë paragraf, nuk ka të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me të.
Ju njoftojmë se, zyrtari i lartë, krahas funksionit të tij publik, mund të jetë anëtar i vetëm një (1) organi të cekur më lartë, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj.
Ndërsa pjesa e cila i referohet shpërblimit me pagesë, nënkupton se zyrtari i lartë nëse është njëkohësisht anëtar i organeve të cekura më lartë nuk ka të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me të.
Qëllimi i kësaj dispozite është që zyrtarit të lartë t’i ndalohet shpërblimi me pagesë, dhe në anën tjetër mundëson vetëm kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të ndërlidhura me udhëtimin.
Shënim: Opinioni i dhënë nga Departamentit Ligjor i Ministrisë së Drejtësisë përkitazi me këtë çështje nuk ka fuqi detyruese, por ka për qëllim sqarimin e dispozitave të Ligjit.