Skip to content
Ministria e Drejtësisë merr masa ndaj zyrtarëve të prokurimit

Ministria e Drejtësisë merr masa ndaj zyrtarëve të prokurimit

Prishtinë, 08/12/2011

Pas shkeljeve të konstatuara nga ana e Organi Shqyrtues i Prokurimit në një proces tenderimi për renovimin e Qendrës Korrektuese në Smrekovnicë, për çfarë ka shkruar edhe e përditshmja Zëri, Ministri i Drejtësisë. Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me procedure urgjente ka kërkuar hetim për rastin. Kjo ka rezultuar me vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha që znj. Batisha Ibrahimi, përgjegjëse për prokurimin në SHKK dhe njëkohësisht e përfshire në tenderimin e kontestuar, të shkarkohet nga detyra e saj. 

Ministri Kuçi, ka kërkuar po ashtu që të fillojë procedura hetimore edhe për përgjegjësit eventuale ndaj zyrtareve të tjerë që kanë pasur çfarëdo lidhjeje me këtë procedure tenderuese. 

Ministria e Drejtësisë e falënderon Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe gazetën Zëri dhe kërkon nga media e shoqëria civile që nëse disponojnë me çfarëdo dëshmish për këtë ose raste te tjera, t’ia vejnë në dispozicion organeve përgjegjëse, në mënyre që ndaj shkelësve të ligjit të merren masat e parapara. 

Skip to content